Site icon Telegrafi

KQZ: Për shkak të transparencës pas çdo rinumrimi po publikojmë formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve

Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) njofton se pas çdo rinumërimi, me qëllim të transparencës është duke publikuar formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve.

“Me qëllim të transparencës, pas çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po publikon formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. Formularët e rinumërimit po publikohen afër formularëve që janë plotësuar në vendvotime dhe çdo palë e interesuar mund të ketë çasje për të bërë krahasime”, thuhet në njoftim.

Sipas KQZ-së pas numërimit të të gjitha votave dhe rinumrimeve eventuale do të publikohen rezultatet përfundimtare.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në një fazë të mëvonshme, pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas rinumërimeve eventuale, do të publikojë rezultatet përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019”, thekson njoftimi./Telegrafi/

Exit mobile version