Telegrafi

KQZ: PDK 34 %, LDK 21,8, AKR 12,1…

ORA e cila ka fituar vetëm 4,2 për qind do të mbetet pa ulëse në Parlament, meqë s’ka kaluar pragun zgjedhor; ndërsa ky kriter nuk do të vlejë për partitë e minoriteteve të cilat do të ndajnë përqindjet e fituara dhe vendet e rezervuara. Partitë e tjera së bashku kanë marrë 7,6 për qind.

Mazllum Baraliu, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së, tha se këto rezultate përfshijnë numërimin e votave nga 24 komuna, që janë 80 deri në 90 për qind të votave të hedhura. Ai nuk mundi të japë shifra më të sakta as për pjesëmarrjen e votuesve, duke përsëritur se dalja e votuesve ka qenë nga 40 deri në 45 për qind.

Këtu nuk përfshihen as votat me postë, që u tha se janë rreth 10 mijë, dhe ato të hedhura me kusht, për numrin e të cilave përfaqësuesit e KQZ-së dhe OSBE-së, si organizatorë të zgjedhjeve, nuk mundën të japin ndonjë shifër më të saktë.

Sipas Baraliut, rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga KQZ-ja më 1 dhjetor, ndërsa certifikimi i tyre do të bëhet nga kryeadministratori i Kosovës më 3 dhjetor.

Në komunat veriore të Kosovë, të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ende nuk është e sigurt nëse do të njihen rezultatet për shkak të pjesëmarrjes së ultë të votuesve. Vendimin për këtë do ta marrë kryeadministratori Joachim Ruecker.

Sipas rezultateve të pjesshme, të publikuara në një konferencë me gazetarë, PDK-ja do të ketë shumicën në këto asamble komunale: Drenas, Gjilan, Sharr, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Prizren, Shtime, Shtërpcë, Vushtrri dhe Malishevë. (Sipas rrjetit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, PDK-ja ka fituar edhe në Skenderaj, Ferizaj e Viti, por KQZ-ja nuk ka dhënë ende rezultatet për këto komuna).

Kandidatët e kësaj partie për kryetar të komunave kanë fituar mbi 50 për qind në Drenas, Skenderaj dhe Shtërpcë, ndërsa në 19 komuna do të garojnë në raundin e dytë; në 15 prej tyre me kandidatë të LDK-së.

LDK-ja do të vazhdojë të ketë shumicën në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës, atë të Podujevës, në Prishtinë dhe Suharekë. Kandidati i kësaj partie për kryetar komune ka fituar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë vetëm në Novobërdë, ndërsa në 16 komuna do të shkojnë në balotazh.

AAK-ja do të ketë shumicën në Pejë, Gjakovë dhe Deçan, komuna këto në të cilat kandidatët e saj gjithashtu do të rigarojnë për kryetar.

REZULTATET PRELIMINARE TË PUBLIKUARA NGA KQZ-JA PËR KUVENDET KOMUNALE

Deçan: AAK ka fituar 44 për qind, LDK 19, LDD 17…
Gjakovë: AAK 23,3 për qind, LDK LDK 17, AKR 13, 2…
Drenas: PDK 71,8; IBQ 9,4, AAK 6,7…
Gjilan: PDK 34,3; LDK 20,3; LDD 14,6…
Sharr: PDK 34,4; LDK 26,5; Vakat 12,1…
Istog: LDK 34, 7; PDK 21,7; LDD 16,7…
Kaçanik: PDK 51,6; LDK 17,1; AKR 10,3…
Klinë: PDK 32,5; LDK 22,1; AAK 20,1…
Fushë-Kosovë: LDK 33,1; PDK 27,3; AKR 21…
Kamenicë: PDK 31; AKR 22; LDD 18…
Malishevë: PDK 50,5; LDK 32; LDD 4,8…
Mitrovicë: PDK 36,6; LDK 21,5; AKR 20,7…
Leposaviq: LDD 100 për qind (partitë serbe s’kanë marrë pjesë në zgjedhje)
Lipjan: PDK 43,2; LDK 22,1; AKR 14…
Novobërdë: PDK 49,4; LDK 40,3; LDD 10…
Obiliq: PDK 32,7; LDK 29,5; AKR 15,8…
Rahovec: PDK 36; LDK 25,2; AAK 15,2…
Pejë: AAK 23,2; LDK 16,7; LDD 15,4…
Podujevë: LDK 48; PDK 33,7; AKR 7,7…
Prishtinë: LDK 26; AKR 23,4; PDK 22,7…
Prizren: PDK 28,1; LDK 23,7; AKR 9,6…
Skenderaj: KQZ-ja nuk ka ende rezultate
Shtime: PDK 45,9; LDK 15,2; LDD 13,3…
Shtërpcë: PDK 57,3; LDK 21,9; LDD 15,4…
Suharekë: LDK 42; PDK 34; LDD 9…
Ferizaj: Ende s’ka rezultate
Viti: Ende s’ka rezultate
Vushtrri: PDK 38; LDK 23; AKR 11…
Zubin Potok: LDK 48; PDK 40; AKR 11…
Zveçan: LDD 100 për qind (partitë serbe s’kanë marrë pjesë në zgjedhje)

REZULTATET PRELIMINARE PËR KRYETARË TË KOMUNAVE

Deçan: Musa Berisha-AAK (44%) në balotazh me Blerim Bajraktarajn-LDD (19,8)

Gjakovë: Pal Lekaj-AAK (42,9%) në balotazh me Astrit Haraqinë-LDK (21,6)

Drenas: Fiton Nexhat Demaku – PDK me 67%

Gjilan: Qemajl Mustafa – PDK (37,3) në balotazh me Lirije Kajtazin – LDK (19,9)

Sharr: Salim Jonuzi – PDK (39,6) në balotazh me Shemsidin Halimin – LDK (32,1)

Istog: Fadil Ferati – LDK (42,3) në balotazh me Idriz Blakajn – PDK (24,5)

Kaçanik: Xhabir Zharku – PDK (42,1) në balotazh me Hebin Shehun – LDK (17,7)

Klinë: Sokol Bashota – PDK (30,7) në balotazh me Prenkë Gjetajn – LDK (27,7)

Fushë-Kosovë: Burim Basha – LDK (35,2) me Ahmet Krasniqi – PDK (26,7)

Kamenicë: Begzad Sinani – PDK (31,2) me Sevdai Thaçin – LDD (18,6)

Malishevë: Isni Kilaj – PDK (45) në balotazh me Jonuz Kastratin – LDK (39)

Mitrovicë: Bajram Rexhepi – PDK (36,5) me Sadri Feratin – LDK (24,2)

Leposaviq: S’ka pasur fare kandidatë për kryetar komune

Lipjan: Shukri Buja – PDK (39,7) në balotazh me Imri Ahmetin – LDK (20,3)

Novobërdë: Bajrush Imer – LDK ka fituar me 61,6%

Obiliq: Rexhep Kelani – PDK (32,5) në balotazh me Haki Mjekiqin – LDK (30,5)

Rahovec: Qazim Qeska – PDK (36,6) në balotazh me Nahit Elshanin – LDK (21,5)

Pejë: Ali Berisha – AAK (23,4) me Gazmend Muhaxherin – ORA (17,8)

Podujevë: Ilaz Pireva – LDK (49,2) rigaron me Muhamet Latifin – PDK (36,3)

Prishtinë: Isa Mustafa – LDK (37) në balotazh me Fatmir Limajn – PDK (24,6)

Prizren: Ramadan Muja – PDK (26,7) rigaron me Eqrem Kryeziun – LDK (27,7)

Skenderaj: Sami Lushtaku – PDK ka fituar me 79,9%

Shtime: Naim Ismajli – PDK (42,5) në balotazh me Ahmet Ahmetin – LDK (14)

Shtërpcë: Beqir Fejzullahu – PDK ka fituar me 55,6%

Suharekë: Sali Asllani – LDK (41,4) në balotazh me Enver Hoxhajn – PDK (39,5)

Ferizaj: Bajrush Xhemajli – PDK (40,2) me Sahit Krasniqin – LDD (27)

Viti: Nexhmedin Arifi – PDK (23,2) në balotazh me Sokol Halitin – LDD (21,7)

Vushtrri: Bajram Mulaku – PDK (34,6) me Muharrem Shabanin – IQBD (23,2)

Zubin Potok: Rrustem Ferizi – PDK ka fituar 70,7 %

Zveçan: S’ka pasur kandidatë për kryetar