Site icon Telegrafi

KQZ numëron mbi 70 për qind të votave, VV del e para në Gjakovë

Është duke vazhduar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri tani KQZ, ka numëruar mbi 70 për qind të votave. Sipas të dhënave të KQZ-së, në komunën e Gjakovës është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 35.58 të votave, e pasuar nga koalicion AAK-PSD me 34.54 për qind të votave, transmeton Telegrafi.

Lidhja Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 17.9 për qind të votave, kurse Partia Demokratike e Kosovës ka 9.01 për qind të votave.

NISMA-AKR ka 2.67 për qind të votave, Partia Euroatlantike ka 0.27 për qind të votave dhe Lista Serbe me 0.04 për qind të votave./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version