Site icon Telegrafi

KQZ numëron 98% të votave, mbesin edhe pesë komuna (Foto)

Komisioni Qendror Zgjedhor pritet që së shpejti të përfundoj procesin e numërimit të votave.

Deri më tani janë numëruar 98.71% apo 2458 nga 2490 të vendvotimeve.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ-së, kanë mbetur vetëm edhe pesë komuna për t’u numëruar komplet kutitë me vota dhe do të dilet me rezultatet përfundimtare.

Bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës së Jugut, Podujevën, Prishtinën, Prizrenin dhe Vushtrrinë.

Koalicioni PAN është duke prirë me 34.07% ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 8857 vota apo 27.01% para LDK-AKR-Alternativa e cila ka 25.73%./Telegrafi/

Exit mobile version