Telegrafi

KQZ nuk ka publikuar rezultatet përfundimtare për asambleistë

“Përveç kësaj, duam t’iu bëjmë të njohur se këto rezultate që po qarkullojnë nuk janë të plota; janë të pasakta, dhe rrjedhimisht nuk duhet të merren si zyrtare”, thuhet në kumtesën e KQZ-së.

“Të gjithë qytetarët i njoftojmë se në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është duke vazhduar numërimi dhe se në momentin e përfundimit të të gjitha procedurave, KQZ do t’i njoftojë të gjithë me rezultatet, ngjashëm siç kemi bërë edhe me Rezultatet për Kryetarë të Komunave”.

“Po ashtu, duam t’iu informojnë se i vetmi institucion që bënë publikimin e Rezultateve Preliminare dhe atyre Përfundimtare të Zgjedhjeve është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Telegrafi/