Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ) ka njoftuar se nga sot do të fillojnë me shërbim për votuesit, të cilëve do të iu mundësohet të gjejnë dhe të ndërrojnë Qendrën e Votimit.
Siç thuhet në njoftim, ky shërbim i KQZ-së do të jetë i përhershëm, çka do të thotë se votuesit do të kenë mundësi që të njoftohen lidhur me qendrat e votimit dhe të kërkojnë ndërrimin e tyre edhe në vitet jozgjedhore.
“Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në muajin qershor të këtij viti, gjatë ditës së sotme (e premte, 24.11.2023) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë shërbimin për votuesit që votojnë në Republikën e Kosovës, përmes së cilit iu mundësohet ta gjejnë dhe ta ndërrojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/