Site icon Telegrafi

KQZ njofton se deri në ora 11:00 kanë votuar afro 146 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8.30 % të votuesve apo 145 mijë e 650 votues.

Qendra e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00, transmeton Telegrafi.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862.

Ndërkohë, këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

Kliku KËTU për të shikuar të dhënat e plota nga KQZ, të cilat përditësohen vazhdimisht.

Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime. /Telegrafi/

Exit mobile version