Site icon Telegrafi

KQZ nis publikimin e votave të kandidatëve në faqen e saj zyrtare

Foto: Arkiv

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi bëri të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve nga formularët e plotësuar në vendvotime, janë publikuar rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në platformën elektronike të KQZ-së, rezultatet2025.net.

Elezi sqaroi se, “në këto rezultate janë përfshirë të dhënat nga 2,290 (90.41%) nga 2,533 vendvotimet e numëruara deri tani,” duke shtuar se rezultatet e vendvotimeve të tjera do të publikohen në mënyrë progresive.

Ai gjithashtu theksoi se në këto të dhëna nuk janë përfshirë rezultatet e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga diaspora, të cilat do të numërohen gjatë ditëve në vazhdim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. /Telegrafi/

Exit mobile version