Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për media, tha se procesi i rinumërimit dhe numërimit të votave për kryetar të katër komunave është përmbyllur.
Ai tha se KQZ-ja gjatë ditës së nesërme do të dal me publikimin e rezultateve nga ky proces.
Elezi po ashtu shtoi se subjektet politike kanë afat kohor prej 24 orësh që të paraqesin ankesat e tyre tek Paneli i Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave.
“Pas këtij procesi në QNR, do të bëhet futja e të dhënave nga ky rinumërim dhe numërim. Shpalljen e rezultateve besoj që KQZ do ta bëjë nesër. Ky proces u rinumërimit dhe numërimit është përmbyllur”, ka thënë Elezi.
Ai gjithashtu falënderoi mediat që përcollën nga afër këtë proces./Telegrafi/