Site icon Telegrafi

KQZ nesër mbyll afatin për certifikimin e partive dhe kandidatëve për deputetë

Partitë politike tashmë kanë dorëzuar në KQZ listat me emrat e kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Afati për dorëzimin e këtyre listave përfundoi të premten që lamë pas në orën 24:00.

Ndërkaq nesër përfundon afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur të bëjnë korrigjimet apo përmirësimet që janë kërkuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve po besojmë se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet nesër, pra më 10 shtator”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se i takon KQZ-së të vendosë lidhur me aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike apo të ndonjë kandidati. /Telegrafi/

Exit mobile version