Telegrafi

KQZ miraton sot kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e saj, ku edhe do të vendoset për procesin zgjedhor.

Përmes një komunikate për media, KQZ ka  njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen nga ky komision.

Ndër to është edhe shqyrtimi dhe miratimi i kufizimeve të shpenzimeve të fushatës për subjektet politike.