Site icon Telegrafi

KQZ miraton fondin 4 milion euro për partitë politike, emëron Rafet Ramën deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë në përbërje të re, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje KQZ mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve në vlerë prej 4 milion e 200, nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2019.

Po ashtu KQZ mori vendim për rekomandimin për kandidatin e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se me vendim të KQZ-së, Nexhat Çoçaj zëvendësohet me kandidatin e radhës, Rafet Rama.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se KQZ mori vendim për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve të ndryshme komunale./Telegrafi/

Exit mobile version