Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sloganin për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat veriore, slogani do të jetë (Vota juaj, ardhmëria juaj).
Gjithashtu në mbledhje KQZ mori edhe disa vendime tjera të rëndësishme për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, transmeton Telegrafi.
KQZ mori vendim për çregjistrimin e katër partive politike dhe shfuqizoi pezullimin për tri parti tjera politike.
Sipas vendimit të KQZ-së, partitë e çregjistruara janë: Partia e Ballit (PB); Partia e Fortë (PF); Aktivna Gradanska Inicijativa (AGI); dhe Savez
Nezavisnih Socijaldemokrata (SNSD). Këto parti politike nuk kanë dorëzuar të dhënat e ndryshimeve vjetore as pas afatit shtesë.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të shfuqizuar pezullimin e tri partive politike: Partia Demokratike e Unitetit (PDU); Crnogorska Liberalna Stranka (CLS) dhe Nova Partija Kosova (NPK). Sipas vendimit të KQZ-së, këto parti politike kanë dorëzuar përditësimin e të dhënave vjetore në afatin shtesë./Telegrafi/