Telegrafi

KQZ merr vendim për certifikimin e 21 partive politike, është në verifikim të të dhënave për katër të tjera

Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur ka vendosur për certifikimin e subjekteve politike.

Drejtori i ZRPP-së, Yll Buleshkaj, ka thënë se kanë aplikuar për tu certifikuar 25 subjekte politike.

“Subjektet që kanë aplikuar për tu certifikuar janë 25 subjekte politike ndërsa tek KQZ i rekomandojmë për certifikim 21 subjekte. Arsyeja pse nuk janë katër subjekte është se jemi në verifikim të të dhënave sepse kanë numër të madh të kandidatëve. Rekomandojmë për certifikim dy koalicione, mbesin edhe dy koalicione tjera. 18 subjekte politike mbesin edhe dy tjera dhe një kandidatë i pavarur. Këto si total i kanë 685 kandidatë”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Me nëntë vota PËR është aprovuar lista për certifikim e këtyre partive dhe koalicioneve. Ndërsa koalicionet që janë certifikuar janë koalicioni NISMA-AKR-PD. koalicioni SLOBODA.

Partitë politike janë LVV, KDPT, PREBK, IRDK, PDAK, SLS, GIG, NDS, PAI, PLE, PKS, JGP, PG, Srpska Lista, SDA, KNRP, PEK.

Dhe një kandidat i pavarur Esmir Kasi. /Telegrafi/