Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetares së këtij institucioni Valdete Daka.
Pikë e rendit të ditës janë rekomandimet për rishqyrtim lidhuri me regjistrimin e tri partive politike, asaj të Milaim Zekës që është Partia Euroatlantike e Kosovës si dhe Partisë Demokratike të Diasporës dhe Partisë Balliste.
Po ashtu, do të ketë edhe raport të Këshillit për Çështje Ligjore në lidhje me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017. /Telegrafi/