Site icon Telegrafi

KQZ mbanë mbledhje, në rend dite miratimi i rekomandimit për deputetët që do të zëvendësohen në Kuvend

Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës gjatë ditës së sotme ku pritet të merret vendim për kandidatët për deputetët të cilët do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, në vend të ish-deputetëve që u caktuan në poste ministrore.

Përmes një njoftimi për medie është bërë e ditur se mbledhja do të mbahet me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite në këtë mbledhje është hyrje që do të bëjë Valdete Daka, Kryesuese e mbledhjes së KQZ-së dhe Këshilli për Çështje Ligjore që do të bëj shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për kandidatët e radhës për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version