Site icon Telegrafi

KQZ mban mbledhje, shqyrtohet ndryshimi i lokacioneve të qendrave të votimit në Leposaviq

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohen dhe miratohen çështje të rëndësishme lidhur me organizimin e zgjedhjeve dhe menaxhimin financiar të KQZ-së.

Mbledhja do të kryesohet nga Kreshnik Radoniqi dhe ka në rendin e ditës shqyrtimin e ndryshimeve të lokacionit të disa Qendrave të Votimit në komunën e Leposaviqit, miratimin e rekomandimeve për Këshillat e Vendvotimeve dhe shqyrtimin e raporteve financiare të KQZ-së për vitin 2024.

Përveç çështjeve të rendit të ditës, do të diskutohet edhe për marrëdhëniet me jashtë dhe aktivitete të tjera të rëndësishme për KQZ-në

Pikat e rendit të ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025

3. Këshillat e KQZ

3.1.  Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunën Leposaviq

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

3.2.    Këshilli për Buxhet dhe Financa

3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024,

3.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,

3.3.    Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

5. Të ndryshme ./Telegrafi/

Exit mobile version