Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar sot listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e 11 qershorit 2017.
Nga 1,872,941 persona, votues të rinj janë 155,202. Por, KQZ-ja kësaj here ka bërë pastrimin e listave me emrat e personave të vdekur që janë hasur në listat e votimit në zgjedhjet e kaluara.
Numri i personave që janë larguar – si të vdekur, pas zgjedhjeve të vitit 2014 – është 33,542.
Numri i Qendrave të Votimit në këto zgjedhje është 889 (91 Qendra të Votimit më shumë se në vitin 2014), me gjithsejtë 2,490 Vendvotime (116 Vendvotime më shumë se në vitin 2014). /Telegrafi/