Site icon Telegrafi

KQZ-KEDS nënshkruajnë marrëveshje për furnizim të rregullt me energji elektrike

KEDS-i dhe Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) nënshkruan sot memorandum për furnizim të rregullt me energji elektrike më 22 tetor, ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Valdete Daka, kryetare e KQZ, tha se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi që më 22 tetor të ketë furnizim të rregullt të energjisë elektrike 24 orë energji në çdo qendër të votimit dhe numërimit.

Drejtori i KEDS-it, George Karagutoff, tha se si zakonisht janë vendosur ekipet e tyre për monitorim në ditën e zgjedhjeve për të pasur furnizim të rregullt.

“Ekipet do të shërbejnë për çdo prishje të mundshme”, tha ai.

Exit mobile version