Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më sot, ka pranuar 3 aplikime për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Partitë të cilat kanë aplikuar janë Lëvizja Qytetare Vatra, Iniciativa Qytetare Lista Guxo, dhe kandidati i pavarur Kastriot Bushi.
“Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut; dhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/