Telegrafi

KQZ jep rezultatet zyrtare të balotazhit: PDK merr 14 komuna, LDK 6, AAK 3

Sipas shefit të OSB-së në Kosovë, Tim Guldiman, votimet e balotazhit kanë qenë shumë të suksesshme. "Ne në OSBE vetëm e kemi mbështetur këtë operacion. Ky është një sukses për Kosovën dhe gjithë popullin e saj".

Sipas Guldimanit, shkalla e pjesëmarrjes në raundin e dytë ka qenë e mirë. Ai tha se në mbarë botën, raundi i dytë i zgjedhjeve nuk i tërheq aq shumë votuesit sa në raundin e parë. Njëkohësisht, Guldiman ka bërë të ditur se ka një numër të shumë të vogël të votave të pavlefshme, rreth 4.118 (apo 0.98 për qind) dhe kjo tregon se sistemi i përdorur në votimin e 8 dhjetorit është treguari suksesshëm.
Edhe shefi i KQZ- së, Mazllum Baraliu, thotë se të gjitha vendvotimet e anuluara nuk përbëjnë më shumë se një mijë vota dhe nuk ndikojnë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.