Site icon Telegrafi

KQZ jep detaje për ditën e zgjedhjeve – tregon subjektet politike, kandidatët, numrin e votuesve dhe vendvotimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një përmbledhje për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me 6 tetor.

Përmes një njoftimi për media, KQZ njofton se ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtu janë certifikuar 4 koalicione; 20 parti politike dhe 1 kandidat të pavarur.

Sipas KQZ-së numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është: 1 067 kandidatë për deputetë nga të gjitha subjektet politike. 343 kandidatë janë femra ndërsa 724 kandidat janë meshkuj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues. Sipas KQZ 895 është numri i qendrave të votimit, ndërsa 2547 është numri i vendvotimeve.

KQZ për zgjedhjet e 6 tetorit do të mbajë pesë konferenca. Konferenca e parë do të fillojë në orën 08:00, pastaj në orën 11:30, në orën 15:30, në orën 19:30, ndërsa konferencës së pestë ende nuk i është caktuar ora./Telegrafi/

Exit mobile version