Kryeshefi i ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi ka vizituar vendin ku janë helmuar zyrtarët e KQZ-së, ku ka thënë se ende nuk e dinë se çka ka ndodhur por se kishte raportim për një kundërmim në disa pliko.
“Jemi në proces të verifikimit të votave nga jashtë, ndërkohë është raportu për një kundërmim në disa pliko. Aty ka zarfe që kanë ardhë edhe nga shtetet tjera por dhe nga Serbia. KQZ po pritët të vendos së si do veprohet. Ne jemi të vendosur që nuk do të preket asgjë nga integriteti i procesit zgjedhor”, tha ai, raportojnë mediat.
“Ende situata nuk është e qartë aty ka zarfe që kan ardhur nga vendet tjera dhe nga Serbia. Zarfi përbën matierial të ndjeshëm dhe tashmë është në pronësi te komisonit qendrorë të zgejdhjeve”.
Sa i përket gjendjes , Halimi tha se nuk e dihet çfarë substance apo helmi është përdorur dhe është herët qe të flitet jemi në proces të analizimit nga organet kompetente.
“Besoj se sot gjatë ditës KQZ do të mblidhet për ta marrë një vendim. Se çfarë ka ndodhur nuk e dimë, por jemi në proces që ta marrim vesh. Posa ta kemi atë pasqyrë, do ta ndajmë me ju”, tha ai.
Ndërkohë tha se ka mundësi që KQZ të mblidhet në orët e mbrëmjes për këtë çështje.