Site icon Telegrafi

KQZ-ja publikon formularët e përputhjes së rezultateve të rivotimit në Istog

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

“Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor.

Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, thuhet në njoftim.

Kopjet e skanuara të FPR janë publikuar në këtë vegzë.

Numërimi i votave përmes postës; votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta – pritet të bëhet gjatë ditës së sotme (e hënë, 18 dhjetor) në

Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Për orën e saktë mediat do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version