Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mbledhjen e fundit ka akredituar grupin e IX të vëzhguesve dhe të fundit, që do të vëzhgojnë këto zgjedhje.
Me këtë rast, në një njoftim të KQZ-së thuhet se numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është: 29 mijë e 264 vëzhgues, të ndarë si në vijim:
160 vëzhgues nga 8 Ambasada,
301 vëzhgues nga 7 Organizata Ndërkombëtare,
8 mijë e 830 vëzhgues nga OJQ – Vendore,
3 mijë e 657 vëzhgues nga Partitë Politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
15mijë e 784 vëzhgues nga Koalicionet pjesëmarrëse në këto zgjedhje,
27 vëzhgues nga institucione ndërkombëtare
(Trupa të Menaxhimit të Zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës),
1 vëzhgues nga 1 institucion vendor,
468 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media vendore, dhe
36 vëzhgues të akredituar që përfaqësojnë media ndërkombëtare.