Site icon Telegrafi

KQZ-ja miraton katër rregullore zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar katër rregullore zgjedhore. Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për zgjedhjet e përgjithshme, rregulloret i kanë trajtuar në disa punëtori të ndryshme.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së janë miratuar: Rregullorja zgjedhore për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, rregullorja zgjedhore për emërimin përbërjen dhe funksionimin e komisioneve komunale të zgjedhjeve, rregullorja për krijimin, konfirmimin dhe kundërshtimin e listës votuese si dhe certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

“Ne kemi punuar pasi është hy në fuqi ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme, kemi qenë duke punuar në rregullore zgjedhore i kemi trajtuar këto në disa punëtori të ndryshme si dhe këtu në KQZ gati çdo ditë pune….”, tha ai. /kp/

Exit mobile version