Site icon Telegrafi

KQZ-ja certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Kjo listë votuese përmban 57 mijë e 983 emra të votuesve, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Lista votuese bazohet në ekstraktin e Regjistrit Qendror Civil, i cili përpilohet nga Agjencia e Regjistrimit Civil”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Exit mobile version