Site icon Telegrafi

KQZ-ja certifikoi dy subjektet e para për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë: Iniciativa Qytetare “Bashkë për Istogun” certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog dhe Iniciativa Qytetare “Lista Guxo” certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.

Ndryshe, KQZ ka aprovuar 1,208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.

Interesimi më të madh për tu regjistruar u tha se ka nga shteti i Gjermanisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version