Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me asgjësimin e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve lokale të vitit 2017. Lajmi është bërë i ditur për Kosovapress nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka shtuar se nga ky proces përjashtohet një pjesë e këtyre materialeve.
“Në procesin e asgjësimit nuk përfshihen materialet zgjedhore që do të përdoren për qëllime trajnimi dhe materialet zgjedhore të cilat janë objekt i hetimeve penale të Prokurorisë së Shtetit dhe PZAP-it”, ka thënë Elezi.
Asgjësimi i materialit zgjedhor është detyrim ligjor për KQZ-në dhe llogaritet faza e fundit e një procesi zgjedhor.