Site icon Telegrafi

KQZ-ja akrediton vëzhguesit për balotazhin në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Në këtë mbledhje, Kryeshefi Ekzekutiv i SKQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve një raport lidhur me ecurinë e përgatitjes së Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc) që do të mbahen më 18 dhjetor. Ai bëri të ditur se përgatitjet janë duke vijuar sipas planifikimeve të parapara me Planin Operacional”, thuhet në njoftimin për media.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e vëzhguesve shtesë dhe të rinj që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në këtë komunë.

Sipas Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim janë procesuar aplikacionet e 1 ambasade; 1 përfaqësie të institucionit ndërkombëtar; 1 organizate joqeveritare ndërkombëtare; 1 organizate joqeveritare vendore dhe 3 media – me gjithsejtë 52 vëzhgues.

Në fund të mbledhjes, KQZ-ja miratoi Planin Operacional dhe të Konferencave për Ditën e Zgjedhjeve (18 dhjetor) të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc). Gjithashtu, KQZ bëri të ditur se gjatë kohës së caktuar për votim do të sigurohet linjë e veçantë pa pagesë për informimin e votuesve: 0800 55 555./Telegrafi/

Exit mobile version