Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar vëzhguesit të cilët do të vëzhgojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj.
Numri i vëzhguesve të akredituar është: 464.
Këta vëzhgues përfaqësojnë 2 parti politike, 2 misione ndërkombëtare, 1 Komision Evropian, 2 misione diplomatike, 12 ambasada, 1 OJQ ndërkombëtare, 4 OJQ vendore dhe 15 media.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore janë shpallur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Pasi që kryetarët e Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicë e Veriut, kishin dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tyre. E gjithë kjo kishte ndodhur pas vendimit që kishte marrë Qeveria Haradinaj që mallrave nga Serbia t’i vendoset taksa 100 për qind./Telegrafi/