Site icon Telegrafi

KQZ i heq mandatin Elvis Rroshit dhe deputetëve Selami e Tahiri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur të pavlefshëm dhe përfundim të parakohshëm të mandatit të kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi si dhe të dy deputetëve.

Deputetët që kanë humbur mandatin sipas KQZ-së janë Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë sapo publikohen në Fletoren Zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version