Site icon Telegrafi

KQZ dhe institucionet e sigurisë të gatshme për ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore ka mbajtur një takim pune me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor ku u diskutua lidhur me programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do mbahen më 6 tetor.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi ,u shpreh optimist për ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet, derisa tha se përmes një procesi demokratik të zgjedhjeve do t’i bëjnë nder shoqërisë.

“Përgatitjet për këto zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme që implikojnë apo shtrojnë si nevojë imanentet edhe veprimet e jashtëzakonshme janë duke shkuar mirë përgjithësisht sepse sikurse e thash një] proces i tillë i madh ngërthen aspektet që nga logjistika deri te aspektet ligjore, procedural dhe tjera”, u shpreh Halimi

Gatishmërinë për të iu përgjigjur të gjithave situatave gjatë fushatës e shprehu edhe Policia e Kosovës , ku në emër të këtij institucioni foli koordinatori për operacione, Afrim Ahmeti.

“Policia e Kosovës në bazë të ligjeve të aplikueshme dhe memorandumit të bashkëpunimit ka ndërmarrë veprimet e veta për fillimin e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore dhe për ditën e zgjedhjeve që do të mbahen me 6 tetor. Të gjithë zyrtarët policor nga drejtoritë rajonale dhe stacionet policore kem mbajtur takimin ku i kemi ndarë detyrat për të gjithë zyrtarët që do angazhohen në ditën e zgjedhjeve. Në këtë fazë kërkojmë nga të gjithë që të ketë bashkëpunim, dhe të ketë raportim të rasteve eventuale që mund të paraqiten si gjatë fushatës ashtu edhe gjatë zgjedhjeve. Policia është e gatshme tu përgjigjet të gjitha situatave”, deklaroi ai.

Ndërsa në emër të Kryeprokurorit të Shtetit foli koordinatorja nacionale për zgjedhje, Laura Pula, e cila inkurajoi qytetarët që të paraqesin secilin rast që ka të bëjë me manipulimin e votave , pasi sipas saj Kryeprokurori i Shtetit do të angazhohet për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Pula: Si Kryeprokuror i Shtetit kemi bashkërenduar veprimet e planit operativ për zgjedhjet e 6 tetorit Video 07’49

“Kemi bashkërenduar të gjitha veprimet e planit operativ të brendshëm të Kryeprokurorit të Shtetit, njëkohësisht jemi në zbatim të procedurave standarde të veprimit me Policinë e Kosovës, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që në mënyrë permanente të paraqesin çdo rastë që ka të bëjë me çështjen e manipulimit të votës, ngase Prokurori i Shtetit ka krijuar atë praktik të mirë të mbrojtjes së votës së qytetarëve”,

Ndërsa udhëheqësja a e Panelit për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Gyltene Sylejmani, tha se deri tani janë përfunduar të gjitha veprimet në lidhje me planin strategjik për sa i përket zgjedhjeve. Ajo bëri të ditur se deri më tani kanë pranuar 86 ankesa.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga dita e marrjes së vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare i ka ndërmarrë të gjitha veprimet paraparë në kuadër të mandatit të Panelit. Ka marr vendim për planin strategjik për zgjatjen e orarit të punës dhe deri në këtë fazë të gjitha vendime lidhur me pranin strategjik janë zbatuar. Paneli Zgjedhor po ashtu ka zbatuar planin strategjik lidhur me zbatimin e ankesave dhe Parashtesave deri në këtë fazë të procedurës ka vendosur 86 ankesa”, tha Sylejmani.

Pjesë e këtij takim ishin edhe përfaqësues të Këshillit të Gjyqësorit ku me ç’rast koordinatorja nacionale për zgjedhje , Fatime Dermaku, theksoi se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për ditën e zgjedhjeve. Ajo bëri të ditur kanë caktuar 15 gjyqtarët të cilët do të kujdestarojnë atë ditë dhe se janë të gatshëm të përmbushin përgjegjësitë dhe obligimet e tyre. /Kp/Telegrafi/

Exit mobile version