Site icon Telegrafi

KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës për procesin zgjedhor që është duke u mbajtur në vendin tonë.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi po vazhdon pa ndonjë problem, transmeton Telegrafi.

“Duke u mbështetur në informacione komunale, procesi po vazhdon normalisht dhe nuk është paraqitur ndonjë problem”, tha ai.

Radoniqi tregoi se deri në ora 11:00 kanë votuar 169 mijë e 435  votues, apo 8.6 përqind e votuesve.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00, ku të drejtë vote kanë 1,970,944.

Detaje rreth daljes së qytetarëve në votime mund të gjeni duke klikuar këtu./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version