Site icon Telegrafi

KQZ: Procesi i votimit po vijon normalisht, deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se deri tani nuk është raportuar për incidente, transmeton Telegrafi.

“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 15:30. /Telegrafi/

 

Exit mobile version