Site icon Telegrafi

KQZ decertifikon katër kandidatë në listat e dy partive para zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka marrë vendim për decertfikimin e tre kandidatëve të Partisë Euroatlantike dhe një të partisë Fjala.

Në këtë mbledhje drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimit të Subjekteve Politike, Yll Buleshkaj ka thënë se është miratuar vendimi i PZAP-së për de-certifikimin e katër kandidatëve për deputetë.

“Tre kandidat nga Partia Euroatlantike, të cilët kanë paraqitur kërkesë nga PZAP për t’u larguar për çështje personale. Zyra i ka shqyrtuar këto vendime të PZAP-it”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe një kandidate e partisë Fjala është çertifikuar.

“Një kandidate Nita Hetemi e partisë Fjala. PZAP-ja ka pranuar kërkesën e saj për de-certifikim. Tre persona që janë larguar nga lista është ndryshuar edhe radhitja prej 44 në 41”./Telegrafi/

Exit mobile version