Site icon Telegrafi

KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve për Asamble komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet për Kuvendet komunale në të gjitha komunat, me përjashtim të Vushtrrisë, pasi ka ankesa në Supreme prej disa kandidatëve.

Po ashtu janë shpallur edhe rezultatet përfundimtare për kryetar në të gjitha komunat, përveç Istogut dhe Kllokotit.

Ndryshe, në mbledhjen e KQZ-së, anëtarët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sami Hamiti dhe të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, janë ankuar për manipulim të votave në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, duke deklaruar se në këto dy komuna është përdorur metoda e “trenit bullgar.

Exit mobile version