Telegrafi

KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në katër komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019.

Në njoftimin e bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, thuhet se Komisioni e mori këtë vendim pas konfirmimit nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion nuk ka ndonjë çështje për të vendosur, transmeton Telegrafi.

Fituese e zgjedhjeve të 19 majit është Lista Serbe, e cila ka fituar katër komunat. /Telegrafi/