Site icon Telegrafi

KQZ certifikoi rezultatet për kryetar të Prishtinës, Prizrenit, Klinës, Rahovecit dhe Ferizajt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka, ndërsa në këtë mbledhje KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për kryetar të Komunave: Prishtinë, Prizren, Klinë, Rahovec dhe Ferizaj.

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017.

Lista përfundimtare e votuesve brenda komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.

Foto: Arkiv

Exit mobile version