Telegrafi

KQZ certifikoi rezultatet për Kllokotin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, me ç’rast certifikoi rezultatet e zgjedhjeve për Komunën e Kllokotit.

Në mbledhjen e KQZ-së u shqyrtua dhe raporti i Sekretariatit të KQZ-së për përgatitjet për rivotimin e së dielës në komunën e Istogut.

Enis Halimi, nga Sekretariati i KQZ-së, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votimin e përsëritur për balotazh në Istog.

Foto: Arkiv