Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përcaktuar limitin e shpenzimeve për subjektet politike gjatë fushatës për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme të cilat do të mbahen në Drenas më 4 dhjetor 2016.
Shuma e mjeteve për shpenzimet e fushatës zgjedhore e përcaktuar me Rregullën Zgjedhore, Kufizim i Shpenzimeve të Fushatës dhe Deklarimi i Financiar është pesëqind euro në një mijë votues të regjistruar.
Numri i votuesve sipas listës preliminare të regjistrit civilin në Komunën e Drenasit është pesëdhjetë e dymijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre votues (52,963)
Shpenzimet maksimale për t’u shpenzuar për fushatën zgjedhore në Komunën e Drenasit është njëzet e gjashtëmijë e katërqind e tetëdhjetë e një euro (26, 481.50 euro)
Drejtoresha Ekzekutive e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Miradije Mavriqi tha se janë llogaritur shpenzimet e fushatës për subjektet politikë për zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit.
Kurse, anëtari tjetër i KQZ-së, Betim Gjoshi tha se fletëvotimi ka specifika të njëjta sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.
Sipas tij, janë plotësuar të gjitha kriteret për zgjedhjet në Drenas.
Zgjedhjet e Jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit do të mbahen më 4 dhjetor të këtij viti, pas dënimit me burg të ish-kryetarit Nexhat Demaku – për krime të luftës.