Site icon Telegrafi

KQZ: Brenda 11 qershorit mund t’i kemi rezultatet e para preliminare (Video)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër.

Këtë proces zgjedhor do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendore e ndërkombëtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për RTV21 theksoi se edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. KQZ ka arritur që me kohë t’i kryej të gjitha përgatitjet dhe të jetë gati për nesër. Ai madje thotë se rezultatet e para preliminare mund të dalin nesër.

Exit mobile version