Rreth 5 milionë euro do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme që janë caktuar të mbahen më 11 qershor.
Këto të dhëna u dhanë në mbledhjen e KQZ-së.
Ndërkaq Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së ka thënë se afati i fundit për certifikim të partive politike është 18 maji.
Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë.
Ndryshe, një vendim i tillë ka ardhur pasi presidenti Thaçi gjatë orëve të paradites ka mbajtur një takim konsultativ me partitë politike.
Shumica e partive politike kanë preferuar 11 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. /Telegrafi/