Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka aprovuar 10 mijë e 172 aplikacione nga votuesit jashtë Kosovës.
KQZ bën të ditur se prej 14 mijë e 307 aplikacioneve për regjistrim, për 13 mijë e 138 aplikacione është bërë vlerësimi i zotësisë juridike, ku të aprovuara janë 10 mijë e 172, transmeton Telegrafi.
KQZ më tej, ka njoftuar se janë refuzuar 2 mijë e 426 aplikacione për regjistrim, të cilët duhet të dërgojnë dokumente mbështetëse me qëllim të aprovimit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/