Site icon Telegrafi

KQZ akreditoi grupin e parë prej 2,274 vëzhgues të 4 subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të subjekteve poitike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas një njoftimi për media thuhet se bëhet fjalë për 2,274 vëzhgues, të cilët u takojnë subjekteve të 4 subjekteve të ndryshme politike:

Partia Demokratike e Kosovës – PDK, 95 vëzhgues;

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, 1,725 vëzhgues;

Koalicija Vakat, 234 vëzhgues; dhe

Demokratska Stranka, 220 vëzhgues.

Afatet për aplikim:

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve brenda afateve, si në vijim:

Për të lehtësuar aplikimin, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://apliko.kqz-ks.org

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë:

Përfaqësuesi i autorizuar (i organizatës joqeveritare, organizatës qeveritare/ndërqveritare, organizatës ndërkombëtare të specializuar në zgjedhje dhe të drejtat e njeriut; mediave; dhe përfaqësuesi i vendeve të huaja) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org .

Hapi i dytë:

Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online në mënyrën që të bashkangjesë edhe të dhënat për personat e organizatës / medias që kërkon të akreditohen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version