Site icon Telegrafi

KQZ akreditoi 21.754 vëzhgues për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në mbledhje miratoi akreditimin e 21.754 vëzhgues për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Ky vendim erdhi pas paraqitjes së dy kërkesave për akreditim nga zyrtarja  për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, Miradije Mavriqi.

Njëra ishte kërkesë për miratimin e 15 organizatave me gjithsej 4310 vëzhgues dhe tjetra përmbante 25 organizata me gjithsej 17.444 vëzhgues. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version