Telegrafi

KQZ: 55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim

Zyrtarë të KQZ-së thanë se deri në orën 18:00, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar për certifikim 55 subjekte politike me kandidatët për kryetar të komunave dhe ata për asamblistë.

Nga këto, janë vetëm 8 parti politike që kanë aplikuar derisa të tjerat janë iniciativa qytetare dhe kandidatë të pavarur, qoftë për asamble, apo për kryetar komunash.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

“55 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Prej tyre janë 8 parti politike, 25 nisma qytetare dhe 22 kandidatë të pavarur për kryetarë komunash apo asamble, në komuna të ndryshme”, tha ai për KosovaPress.

Afati për aplikim për certifikim skadon sonte në orën 24:00. /Telegrafi