Site icon Telegrafi

KQZ: ​Nesër përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit, sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), po shkon drejt fundit, pasi kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit pritet të përfundojë nesër, e diele.

“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve, për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është 1307 vendvotime, apo 92.89%”, ka bërë të ditur Elezi, raporton Telegrafi.

Sipas Elezit, kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër. /Telegrafi/

Exit mobile version