Site icon Telegrafi

Kqiku e nis me fitore karrierën në boksin profesionist

Elbasan Kqiku ia ka filluar në mënyrën më të mirë karrierës në boksin profesionist.

Boksieri gjilanas kishte filluar karrierën tek Klubi i Boksit Drita, ndërsa aktualisht po e vazhdon atë në shtetin e Zvicrës.

Në tri vitet e fundit Elbasan Kqiku ka qenë kampion i Zvicrës në boksin amator.

Por ai ka zhvilluar edhe meqin e parë në boksin profesionist ku kishte përballë boksierin nga Gjeorgjia, Zurab Uchaneishvilli.

Elbasani kishte stërvitur tre muaj me trajnerin Haki Hajdari dhe ishte i gatshëm për gjashtë raunde sa ishte paraparë meqi.

Por vetëm pas dy raundeve të luajtura, Elbasani ka triumfuar pasi ka mposhtur me KO boksierin nga Gjeorgjia Zurab Uchaneishvilli.

Meqi ishte në kategorinë super të rëndë deri në 116 kilogramë.

27-vjeçari nga Gjilani pritet të ketë sukses në të ardhmen e boksit shqiptarë. /Telegrafi/

Exit mobile version