OBRM-PDUKM në kumtesë sot thekson se në mbledhjen e Komitetit Qendror të mbajtur më 29 korrik, është biseduar për, siç theksojnë, spekultimet gjithnjë e më të zëshme se gjatë festimit të festës kombëtare të Ilindenit, OBRM-PDUKM gjoja do të organizojë incidente dhe dhunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Komiteti Qendror gjithashtu i diskutoi edhe informatat për skenar të mundshëm nga qendra të caktuara, të inskenohet dhunë apo çfarëdo lloj incidenti gjatë shënimit dhe festimit dhe të njëjtat të imponohen si faj i OBRM-PDUKM-së dhe anëtarëve dhe mbështetësve sipas mënyrës së ngjarjeve të 27 prillit të këtij viti, pas çka do të pasonin ndjekja dhe gjahu kundër partisë, anëtarësisë dhe kryesisë dhe do të ishin në drejtim të shkeljes së imazhit të OBRM-PDUKM-së para opinionit vendor dhe ndërkombëtar si parti demokratike’, qëndron në kumtesë.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot njoftoi se në pajtim me Ligjin për festa në Maqedoni, 2 gushti (e mërkurë), do të jetë ditë jo pune për gjithë qytetarët.
Të mërkurën do të shënohet festa e “Ilindenit”, ndërsa më herët nga kryeministri Zoran Zaev është paralajmëruar se do ta festojë së bashku me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov./Telegrafi/